Biografia


C aner Taslaman, edukimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes në Stamboll. Si fëmijë i prindërve të shkolluar; nëna-inxhiniere e Kimisë, kurse babai-doktor, që në moshë të herët shprehu interesim të madh për shkencat natyrore. Nivelin baçelor të studimeve i kreu në drejtimin e Sociologjisë në Universitetin e Bogazicis. Gjatë studimeve ka hulumtuar edhe në fushat si Antropologjia, Sociologjia e Fesë dhe Sociologjia e Dijes. Studimet e masterit i mbaroi në Universitetin Marmara në drejtimin e Shkencave Teologjike dhe Filozofike, me tezën rreth Teorisë së Big Bangut dhe lidhjes së saj me filozofinë dhe teologjinë. Në Universitetin e njëjtë i mbaroi studimet e doktoratës me tezën rreth Teorisë së Evolucionit dhe lidhjes së saj me filozofinë dhe teologjinë. Më vonë, pasi e shkroi librin e tij rreth Teorisë Kuantike dhe lidhjes së saj me teologjinë dhe filozofinë, arriti ta marrë titullin e Doçentit, kurse rrugëtimin e tij akademik në trekëndëshin ‘shkencë-filozofi-fe’ e vazhdoi derisa u bë edhe Profesor universitar. Gjithashtu, me punimin “Islami në Turqi gjatë procesit të Globalizimit” arriti të pasurohet edhe me doktoratën e dytë në Universitetin e Stambollit në Fakultetin e Shkencave Politike. Punimet e mëtutjeshme të post-doktoratës i vazhdoi në Universitetin e Tokjos dhe në Universitetin e Harvardit. Në Cambridge dhe Harvard morri pjesë si akademik me status të vizitorit. Punimet e fundit brenda dhe jashtë shtetit i ka fokusuar në ndërlidhjen e ngushtë të trekëndëshit shkenca moderne, filozofia dhe feja. Aktualisht është profesor në në Fakultetin e Filozofisë Universitetin Yildiz Teknik. Sferat në të cilat interesohet më së shumti janë: Shkenca-Filozofia-Feja, Globalizmi dhe Islami, Kur’ani dhe Shkenca, Filozofia e Fesë, Filozofia e Shkencës, Filozofia e Fizikës dhe Filozofia e Biologjisë.